Suprizon revista ”Time”; Greta, personazhi i ”Vitit 2019”
Greta Thunberg është vlerësuar nga revista ”Time” si ”Personi i Vitit 2019” dhe është më e vogla që ka marrë këtë titull. Aktivistja 16-vjeçare ka frymëzuar shumë persona me fjalimet e saj për ndryshimet klimatike. Ajo është më e vogla e lëvizjes, e cila mblodhi turma të mëdha dhe mori pjesë në protesta e konferenca të ndryshme gjatë vitit.
Aktivistët më të vjetër e kanë mirëpritur duke e lejuar që të japë fjalimet e saj për të sfiduar liderët botërorë që të punojnë më shumë për ndaluar ngrohjen globale.
Kryeredaktori i “Times” që i dha titullin, Edward Felsenthal tha: “Ajo u bë një zë i madh për çështje të mëdha me të cilat u përball planeti gjatë këtij viti, dhe udhëhoqi lëvizje në të gjithë botën”. Ai pranoi se Greta është zgjedhja më e vogël e revistës.