Surpriza e Xhensilës për Besin që befasoi dhëndrin dhe gjithë të ftuarit (Video)

Padyshim që mund të konsiderohet si një nga dasmat më të bukura të vitit. Mes shumë detajeve të menduara me hollësi, këngëtarja Xhensila Myrtezaj kishte përgatitur një surprizë të bukur për Bes Kallakun, me të cilin lidhi kurorë dje pas një lidhjeje 8-vjeccare bashkë.

 

Pas dedikimit me “Engjëlli im”, një këngë e ndjerë e saj, ishte një dedikim për Besin. “E ke çelësin e zemrës… dhe çfarë do ti nga unë do e kesh gjithmonë” është vetëm një varg nga kënga që Xhensila i ka dedikuar bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Sapo në ekran filloi të shfaqej videoklipi i realizuar enkas pak ditë më parë në Itali, kolonë zanore ishte kënga më e re e Xhensilës, “E ke çelësin e zemrës” si dhuratë martese. Nusja mori mikrofonin në dorë dhe u shoqërua nga pamjet e mrekullueshme të liqenit të Como-s në Itali dhe nga duartrokitjet e të ftuarve. Ndërsa Besi, i zënë në befasi, mori edhe çelësin simbolik si dhuratë nga Xhensila.

5bf2090c7256b79f056df9272b2d7b65

9854f591253a23aedd31e02a0c3bd17d

b467d4d908aedeca7d378bad96631bca

SHKARKO APP