Synon tregun turk, Genta Ismajli rrëmben çmimin ”Dueti i Vitit” (FOTO)
Artistja nga Kosova, Genta Ismajli, është zhvendosur në Turqi dhe atje po zhvillon të gjitha aktivitetet e saj muzikore. Bukuroshja, e cila ishte pjesë e ndarjes së çmimeve “Altın Kanat Ödülleri” arriti të rrëmbejë çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në sajë të bashkëpunimit me artistin turk, Eypio.
Këngëtarja nga Gjilani tërhoqi gjithë vëmendjen me fustanin e gjatë transparent, përmes së cilit zbuloi figurën trupore. Ajo njëherësh interpretoi këngën “Shake it”, gjersa u përfol nga mediat turke për energjinë e madhe që solli në skenë.
Emra të shumtë të njohur si Nuri Alço, Yılmaz Morgül, Ümit Karan, Umut Akyürek, Ferman Toprak, Gizem dzdili, Banu Zorlu, Fatih Bulut dhe Murat Övüç morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u mbajt në Qendrën Kulturore Akatlar.