“Ta financoi i dashuri apo more kredi për t’u bërë e famshme”, Arian Çani vë në siklet këngëtaren

Mbrëmjen e kaluar të ftuar në emisionin “Zonë e lirë” ishin dy këngëtarët Kastro Zizo dhe Suela. Dyshja ishin në studio për të promovuar klipin e tyre të ri me titull “Ajo”, ku Kastro ka shfaqur anën e tij të ndjeshme dhe të panjohur më parë për publikun.

Suela është një këngëtare e re dhe punon në financë. Gjatë intervistës Çani e pyeti Suelën se ku i ka gjetur paratë për të bërë këngën pasi siç dihet një videoklip kushton shumë.

“Ke një trashëgimi të madhe nga gjyshja e babai, ke një të dashur që të financon, apo ke marrë një kredi në bankë?“- e pyeti Çani këngëtaren.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo, me kursimet e mia kam arritur që të bëjë këtë gjë dhe të financojë për ëndrrën time,”- u përgjigj Suela.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?