“T’a hëngsha buzën”, telefonata që futi në sherr Besin e Xhensilën
Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë padyshim një ndër çiftet më simpatike dhe më të pëlqyer nga publiku.
Të lidhur tashmë prej vitesh, Besi dhe Xhensila pritet të martohen shumë shpejt. Por si çdo çift tjetër edhe ato kanë momentet e tyre të xhelozisë. Besi ka treguar me shumë humor në emisionin “Thumb” një skenë xhelozie që Xhensila i ka bërë.
Aktori ka treguar se një zonjë të cilën ai e ndihmon çdo muaj me të ardhura, e ka marrë në telefon dhe i ka thënë këto fjalë”O shpirt, ta hëngsha buzën, ta hëngsha gushën, ta hëngsha zemrën!”
Besi nga ana e tij, i është përgjigjur Sanies “Hë zemra”? Por pas kësaj telefonate i është kthyer Xhensila, “Kush është kjo? Kush është Sania? Si të thërret ty kjo kështu? Unë do ta ha të gjallë.” Besi ka treguar më pas se kanë shkuar dhe e kanë takuar Sanien dhe çdo gjë është qetësuar mes tyre.