Tabloidët amerikanë ndryshojnë artikujt pas mashtrimeve për Tom Hanks
Ndodh edhe kështu, ku dy tabloidë amerikanë janë detyruar që t’u kërkojnë falje çiftit Hanks-Wilson, pasi përcollën informacione të pavërteta. Tabloidët amerikanë u detyruan t’i kërkonin falje aktorit të famshëm hollivudian, Tom Hanks, si dhe gruas së tij, Rita Wilson, pasi shkruajtën se ata ishin në prag të divorcit për shkak të ndjenjave të Hanksit për Meg Ryan, ose Felicity Jones.
“The National Enquirer” dhe “Star Magazine”, të dyja në pronësi të “American Media Inc.”, lëshuan deklarata, ndryshuan artikujt e tyre “online” dhe do të përgënjeshtrojnë pretendimet edhe në versionin e shtypur.
Ndonëse kanë toleruar më herët me shumë thashetheme, tashmë në prag të përvjetorit të tyre të 29, çifti thotë se nuk mund t’i durojë më gënjeshtrat, duke qenë se konsideron martesën si themelin e familjes.