Tabria Majors sfidon ‘Engjëjt’ e Victoria’s Secret me format e saj XL
Me forma të bëshme dhe me një ndjenjë të fortë humorizmi. Tabria Majors, modelja curvy, ka pozuar edhe ajo si Engjëjt i Victoria’s Secret duke veshur të njëjtat të brendshme për të treguar që femrat e të gjitha masave mund të guxojnë ashtu si ajo.
Si kolegia Ashley Graham edhe Tabria është aktive për të promovuar ‘krenarinë e formave’.
Për këtë motiv së fundmi ka ndarë një foto ku shfaqet me të njëjtat të brendshme të Victoria’s Secret, duke e krahasuar me foton e modeles ‘origjinale’ në rrjetet sociale.
Tabria është përzgjedhur si modele e Sports Illustrated në vitin e ardhshëm, dedikuar kostumeve të banjos, së bashku me pesë modele të tjera.