Takimi i parë i Fabrizio Coronës me Asia Argenton ishte shpërthyes: Pas 20 minutash po bënim…
Kujtojmë se aktorja italiane Asia Argento ishte e para aktore që hapi serinë e akuzave për ngacmim seksual në Hollywood nga producenti Harvey Weinstein, por shumë shpejt ajo u bë pjesë e një skandali më të madh që sheh atë si protagoniste të abuzimit seksual me një të mitur që quhet Jimmy Bennett.
Por së fundmi ajo po komentohet shumë dhe për lidhjen e re me ish mbretin e paparacëve Fabrizio Corona.
Ata u fotografuan nga revista ‘Chi’ duke u puthur dhe i cilësuan si çifti më i papritur i vitit.
Në lidhje me çfarë është folur reagon për herë të parë dhe Fabrizio Corona në një intervistë për ‘Corriere della Sera’.
Ish mbreti i paparacëve u shpreh:’Në jetën time më ndodhin shumë gjëra të pa besueshme.Është një histori që nuk ishte programuar.U takuam sinqerishtë për të folur për punë,dhe kur u ulëm përballë njëri- tjetrit me shishen e verës para, mbas 20 minutave bëmë dashuri’.
I pyetur nëse ai e pëlqente aktoren Fabrizio u shpreh:’Asia më pëlqën shumë. Por është e vështirë të përgjigjem sepse është ndryshe nga të gjitha gratë që kam pasur. Nuk mund të përcaktohet. Është mënyra se si unë jam, ne jemi dy subjekte që nuk kanë lidhje me botën’.
I pyetur dhe për faktin se si e sheh në të ardhmen lidhjen ai u shpreh:’ Unë nuk mendoj se ne do të martojmë njëri-tjetrin, por ne do të shpëtojmë njëri-tjetrin ‘.
KOHA JONË SONDAZH

