Tapeti i kuq i “Oscars” kushton mijëra dollarë
Të gjithë do dëhsironim të kishim mundësinë e një parakalimi në një tapet të kuq i cili është edhe emblema e Çmimeve Oscars, që këtë vit zhvillon edicionin e 90 të tij.
Por sa kushton ky tapet i cili shkelet vetëm prej personazheve më të njohur në botë?
Totali i buxhetit për organizimin e ceremonisë, është rreth 42 milionë dollarë, ndërsa Tapeti i Kuq, i gjatë rreth 150 metra, kushton rreth 360 mijë dollarë.
Gjithashtu, vlen të përmendet se Dolby Theatre, në Hollywood, paguan rreth 2 milionë dollarë, për të pritur Çmimet Oscars.
Edhe statuja Oscar, që jepet për fituesit, peshon disi më pak se 4 kg, ndërsa kushton rreth 500 mijë dollarë.