Tashmë ka një datë zyrtare kur nis ”Big Brother Vip Kosova 3”

”Big Brother Vip Kosova 3” nis më 18 tetor, dhe kjo është një datë zyrtare. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni Klan Kosova, i cili ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku konfirmon se edicioni i tretë tashmë është gati për të nisur javën e ardhshme. Si çdo vit, spekulimet dhe diskutimet për emrat e mundshëm të pjesëmarrësve kanë qenë në qendër të vëmendjes. Disa nga emrat më të përfolur për këtë edicion janë: Zoja Nushi, Drenusha Latifi, Mevlan Shaba, Jehona Shaqiri, Xuxi dhe të tjerë.

SHKARKO APP