Tatuazhi i Çiljetës ngre dyshime! Ç’po ndodh?
Një ditë më parë, përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagram-it, Çiljeta reagoi ndaj mediave të cilat shkruanin se kënga e saj e fundit, “Pa ty jetoj” ka një lidhje të veçantë me jetën personale të saj. Ajo reagoi duke sqaruar njëherë e mirë se jo vetëm që projekti i ri nuk ka asnjë lidhje me të por nëse ka diçka që Çiljeta e ka me shumicë ajo është dashuria. “Jeta ime personale është e mbushur me shumë dashuri! Me dashuri nga njerëzit që më rrethojnë, nga familja, nga miqtë, nga njeriu i zemrës…”- pohon ajo.
Gjatë gjithë kësaj kohe në fakt, këngëtarja është përfolur për një lidhje të mundshme me portierin e ekipit të Partizanit, Alban Hoxhën. Ndërsa tani, ajo që ngriti sërish dyshime, ishte fotoja e fundit që ajo ka publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it. Edhe pse qëllimi i saj ishte të tregonte thonjtë e sapobëra, ajo ç’ka ra në sy ishte tatuazhi që kishte në njërin prej gishtërinjve. Shkronja “A”, e cila (rastësisht ose jo) përkon me inicialin e emrit të portierit./Anabel/
https://www.instagram.com/p/BYLnog-Bcwt/?taken-by=ciljetaxhilaga