Tatuazhi që nuk ia kishim parë asnjëherë Jonida Maliqit (FOTO)
Jonida Maliqi është një fanse e tatuazheve dhe këtë pasion nuk e fsheh aspak. Në të dy parakrahët i ka masive që bien në sy thuajse në çdo veshje.
Mjafton pastaj, që veshja të zbulojë pak më shumë dhe sheh tatuazhe të tjerë. Në krah, një në pulpë. Të gjithë mbajmë mend edhe një tatuazh në qafë, edhe pse tashmë nuk e ekspozon më…por një tatuazh në pjesën e poshtme të shpinës është e pamundur të shihet nga veshjet, por ja që një foto nga udhëtimi me jaht i fashionisteve na e zbuloi edhe atë. Ajo nuk e ka ditur që po fotografohet, por ka dalë shumë bukur.
Me anë të kësaj fotoje sapo zbuluam edhe një tatuazh tjetër të Jonidës, të madh, me ngjyra, që ka pushtuar një pjesë të mirë të shpinës së saj!