Taylor Swift, 50 milionë dollarë për një bllok apartamentesh
Këngëtarja Taylor Swift ka shpenzuar gati 50 milionë dollarë për blerjen e disa apartamenteve në një bllok të lagjes Manhattan në New York. 28-vjeçarja së fundmi ka blerë një apartament në katin e dytë – duke ia shtuar edhe tri pronave tjera që i posedon në 155 Franklin Street në Manhattan. New York Post raporton se ajo bleu apartamentin për 9.75 milionë dollarë nga financieri Jeremy Phillips. Me shumë gjasë këngëtarja këto apartamente do t’i lidhë me njëra-tjetrën dhe synon të ndërtojë edhe një garazh, përmes së cilës do të hynte e dilte nga apartamentet pa kapur vëmendjen e mediave. Dy apartamente në vitin 2014 i bleu për 19.95 milionë dollarë.