Taylor Swift takon prindërit e të dashurit të ri
Këngëtarja Taylor Swift u shfaq në Londër më të dashurin e saj më të ri, aktorin Joe Alwyn, në “Ditën e babait”. Dhe fatmirësisht duket se gjërat për këngëtaren po ecin mirë në romancën e saj të re, e cila doli në dritë për publikun në prill. Këngëtarja amerikane, 27 vjeç, e cila filloi të takonte që në tetor yllin britanik në rritje, 26 vjeç ishte shumë e kujdesshme që t’i impresiononte prindërit e të dashurit të saj aq sa ajo mori një apartament me qera në Londër ku ata kaluan një ditë të këndshme dhe prindërit e djalit gatuan për këngëtaren. Mesa duket Taylor Swift e ka harruar tashmë Calvin Harris.