Tayna bashkëpunon me Lyrical Son dhe Mc Kresha, kënga do ju bëjë ta “dridhni” pa u ndalur

Tayna ka zgjedhur të mbretërit e rapit shqiptar për t’iu bashkuar në projektin e ri muzikor.

“Pasite” titullohet kënga e re, të cilën e solli në bashkëpunim me Lyrical Son dhe Mc Kresha, të njohur ndryshe si Specat. Klipi muzikor është i mbushur me femra seksi, të cilat dredhin të pasmet pa u ndalur. Vihet re se ritmit nuk i ka rezistuar as Tayna, e cila bën twerk në disa skena.

Për tekstin e këngës janë kujdesur vetë artistër, ndërsa muzikën tepër ritmike e ka punuar Cricket.  Pritet që ky projekt të jetë një ndër hitet verore dhe të pushtojë të gjithë klubet e natës, por jo vetëm.

Tayna x Mc Kresha x Lyrical Son - Pasite

SHKARKO APP