Tayna kapet ‘mat’, shkëmben puthje në aeroport me të dashurin e saj

Tayna është një ndër këngëtaret më të famshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston nga përditshmëria dhe projektet e saj muzikore.

Prej kohësh po përflitet se Tayna është në lidhje dashurie me futbollistin dhe agjentin e futbollit Giovanni Santoro por asgjë nuk është konfirmuar prej tyre.

Disa kohë më parë dyshja është fotografuar bashkë.

Sakaq ditën e sotme një faqe në Instagram ka publikuar një video ku reperja shqiptare shihet duke shkëmbyer puthje me futbollistin italian.

Dyshja duket të jenë duke udhëtuar diku pasi video është bërë në aeroport.

Këngëtarja gjithashtu ditën e djeshme ka braktisur koncertin e saj për shkak të mungesës së fansave.

SHKARKO APP