Tayna me mesazh të fortë pro Gjestit: Kur djersa s’respektohet, dhimbja bëhet revoltë

Ndërkohë që institucionet e drejtësisë po vijojnë procedurat ligjore për rastin e Gjestit, shumë artistë kanë zgjedhur të reagojnë publikisht duke shprehur mbështetjen e tyre për kolegun. Tayna i ka dalë në krah Gjestit dhe përmes një postimi në Instagram, është përpjekur të sjellë një këndvështrim tjetër mbi situatën, duke theksuar një realitet që sipas saj shpesh mbetet i padukshëm për publikun.

Artistja ka publikuar një fotografi nga skena ku shihet duke përqafuar reperin Gjesti, ndërsa në përshkrim ka ndarë një mesazh emocional për presionin dhe gjykimin me të cilin përballen shpesh artistët. “Shumë njerëz e gjykojnë reagimin, por pak e dinë çfarë e shtyn një artist deri aty. Kur puna jote, zëri yt dhe djersa jote nuk respektohen, dhimbja bëhet revoltë”, ka shkruar Tayna.

Me këtë mesazh, ajo ka lënë të kuptohet se prapaskenat e industrisë muzikore mund të jenë shumë më të vështira nga sa duket për publikun. Sipas saj, rasti i Gjestit nuk duhet parë vetëm si një çështje individuale, por si një problem që prek një pjesë të madhe të krijuesve në industrinë muzikore. Në fund të reagimit të saj, Tayna ka bërë thirrje për më shumë solidaritet mes artistëve në momente të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Artistët meritojnë drejtësi për krijimet e tyre. Në fund të ditës ne përballemi me sfida të ngjashme… dhe këto janë momentet kur duhet të mbështesim njëri-tjetrin”, ka përfunduar reperja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?