Të çmendur pas Meghan dhe Harry-it (FOTO)
Udhëtimi i dukës dhe dukeshës së Sussex në Australi po vijon dhe fotot e çiftit të dashuruar po bëjnë xhiron e botës. Menjëherë pas lajmit të Pallatit Mbretëror se Harry dhe Meghan Markle do të bëhen prindër për herë të parë, vëmendja drejt tyre është bërë më e madhe. Ditën e djeshme dukesha e Sussex kishte veshur një fustan blu të gjatë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. Ndërsa ditën e sotme Meghan ishte veshur një fustan me nuancat e lejlasë dhe rozës i cili i shkonte shumë. Në këmbë kishte veshur një palë sandale me takë ortopedike, ndërsa flokët i kishte të mbledhura.
KOHA JONË SONDAZH

