Të destinuar për të qenë bashkë: Soni rrëfen takimin me të fejuarin

E ftuar tek “Rudina” në  TV Klan, pasditen e sotme ka qenë këngëtarja Soni Malaj. Në formë si gjithmonë, ajo tregon se për të patur trupin që ka mban një regjim strikt dhe sigurisht shumë palestër. Përveç imazhit, i  cili për të është më shumë se i rëndësishëm dhe i kushton vëmendje me detaje, Soni ka folur gjithashtu për planet e ardhshme të karrierës.

Këngëtarja tregon se me shumë shpresë, vitin tjetër do të mund të realizojë ëndrrën e saj më të madhe: një koncert recital! Ndër të tjera, ajo gjithashtu ka treguar për të fejuarin e saj me të cilin është në një marrëdhënie që prej 2 vitesh.
“Më në fund jam shumë e lumtur dhe këtë e reflektoj hapur edhe tek publiku. Të gjithë e konsiderojnë këtë si një të metë timen, por s’kam ç’të bëj, jam libër i hapur”- u shpreh Soni.

E pyetur nga moderatorja se si ishte takimi i parë me Klevin, më e lumtur se kurrë, Soni tregon se gjithçka ka qenë  krejt rastësi.

“Isha në ditëlindjen e mikes time të ngushtë. Do darkonim dhe po prisja të më sillnin makinën. Krejt rastësisht, shfaqet ai, i cili ishte gjithashtu shoku më i mirë i mikeshës sime. Aty diçka ndodhi mes nesh dhe ja! Ka qenë e shkruar, ishte e destinuar”, tha Soni.

SHKARKO APP