Të famshmit “bashkohen” në burg vetëm për një arsye
Të burgosurit e famshëm do të hanë një darkë shumë të thjeshtë këtë vit për ‘Ditën e Falenderimeve’ në Amerikë. Tekashi69, Bill Cosby, Suge Knight dhe Paul Manafort nuk bëjnë më jetë publike për shkak të krimeve që u zbuluan gjatë vitit 2018. Atyre do t’i shërbehet një darkë e thjeshtë për “Ditën e Falenderimeve”, e cila përfshin në menu gjelin e detit, patatet, salcën e boronicës dhe perime të ndryshme. Emrat e njohur nuk janë në të njëjtin burg, por menuja do jetë e njëjtë për të gjithë.
KOHA JONË SONDAZH

