Të gjithë po blejnë atletet 50 dollarëshe që veshi Kate Middelton

Dukesha e Kembrixhit Kate Middelton është gjithmonë një shembull frymëzues për modën. Ajo jo vetëm që vishet bukur, por shpeshherë zgjedh edhe marka të lira, apo modeste. Kjo ka bërë që Kate të jetë edhe më e adhurueshme. Kësaj here princesha zgjodhi të vishte një palë atlete të firmës “Superga” të cilat kushtojnë 50 dollarë. Kaq ka mjaftur dhe shumë vajza kanë nxituar të kenë një palë të tilla. Dizenjatori italian i këtyre atleteve është shprehur se, që prej momentit që Kate vendosi të vishte ato, shitjet janë dyfishuar. Kate nuk i ka veshur vetëm njëherë ato këpucë, por ka pasur shumë dalje me to. Në fakt ato janë të bukura dhe lehtësisht të kombinueshme. Por më e rëndësishmja mund të përballohen nga të gjitha.

SHKARKO APP