Të gjithë të çmendur pas Lenit

Modelja e famshme në të gjithë botën, Heidi Klum ka dalë në kopertinën e “Vogue Germany” me vajzën e saj 16-vjeçare, e cila duket se do të ndjekë rrugën e nënës së saj.

Krah fotos nga kopertina të publikuar në profilin e saj, modelja ka shkruar ndër të tjera sa krenare ndihet për vajzën, e cila po ndjek rrugën e saj.

“E di që nuk ke pasur fatin të rritesh si një vajzë normale prej meje, por fundja asgjë nuk është normale”, ka shtuar Heidi.

Leni Klum, emri i vërtetë i së cilës është Helene Boshoven Samuel, është 16 vjeç dhe njihet se ka baballarë.

Leni është vajza e Flavio Briatore, që pak para se vajza e tij të vinte në jetë u nda nga Heidi. Pas disa muajsh, Klum nis lidhje të re me Sealwho, një këngëtar i njohur, që e adopton Lenin me të drejta të plota.

SHKARKO APP