Të jesh motra e Miley Cyrus nuk është aspak e lehtë dhe këtë e thotë vetë ajo!
Miley Cyrus ka një motër, e cila quhej Noah dhe po njësoj si ajo ka pasion muzikën.
Së fundmi ka publikuar këngën “The End of Everything” dhe gjejeni çfarë?
Është e gjjtha dedikim për Miley, por nëse menduat se nëpërmjet kësaj kënge ka treguar dashurinë për të e keni gabim.
Nëpërmjet “The End of Everything” Noah ka treguar vështirësitë e të qenurit motra e Miley Cyrus, kjo për vetë faktin që të kesh një motër kaq të famshme nuk është aq e bukur sa duket.
Noah tek teksti i këngës e quan rreze dielli motrën, ndërsa për veten tregon se është rritur nën hijen e saj.
Ajo gjithashtu ka folur edhe një video-live ku ndau të gjitha ndjesitë e saj.
“Gjithmonë jam ndjerë sikur isha ajo për të cilën nuk donte t’ia dinte askush, nisur nga çfarë më shkruanin dhe më thoshin online. Isha absolutisht e padukshme, prandaj kam shkruar ato vargje. Ishte diçka që ma thoshin të gjithë: pavarësisht gjithçkaje, unë do të isha përherë në hije. E kam dëgjuar këtë fjali për gjithë jetën time, çdo ditë të saj. Në një mënyrë ose një tjetër unë nuk isha mjaftueshëm, ndoshta nga pamja ime apo nga tipi im. Ndonjëherë ndihem sikur as nuk marr dot frymë tamam. Prandaj erdhi kjo këngë, e cila ka një pjesë të madhe të jetës time në të. Me shumë gjasa, s’do të flas më për këtë çështje. Ju që jeni të rinj dhe e njihni internetin, mund ta merrni me mend sa e vështirë ka qenë për mua”, është shprehur Noah.
Prej disa muajsh, Miley Cyrus po shijon lidhjen e saj të re të dashurisë me 23-vjeçarin Cody Simpson.
Duket se këngëtarja e ka marrë plotësisht veten nga divorci me Liam Hemsëorth dhe i është përkushtuar totalisht partnerit të saj të ri.