Të jetosh ëndrrën! Çifti shndërron autobusin në një “shtëpi me rrota”
Një çift i ri australian ka transformuar një autobus të vjetër dhe të shkatërruar në një shtëpi me rrota. Dylan Blake dhe Gracie Webb, të dy 22 vjeç, blenë Toyota Coaster 2006 për 15.000 dollarë me qëllim që ta kthenin atë në një strehëz ku të jetonin dhe të udhëtonin.
Pas 12 muajsh punë të palodhur, përkushtimi dhe ndihme nga miqtë, Dylan si një mekanik dhe Gracie me pasionin e saj për dizajnin, arritën të krijojnë shtëpinë e tyre brenda autobusit. Rinovimi iu kushtoi rreth 30 mijë në total.
“Nuk dëshironim ta vazhdonim rutinën tonë normale, duke punuar pesë ditë në javë dhe duke mos e përjetuar në të vërtetë jetën ashtu si duhet. Ne donim një jetë më të thjeshtë dhe të qëndrueshme, që të na tërhiqte drejt një stili të ndryshëm jetese.“, tha Gracie.
/Abc News