Të jetosh në Parajsë si Riselda Sejdija…

Ajo nuk është vetëm e bukur dhe e talentuar, por po ta njohësh mirë karakterin e saj në sy të bien edhe shumë tipare të tjera që e bëjnë një personazh ndryshe. Energjike dhe e qeshur gjatë gjithë kohës, pas një sezoni të ngjeshur pune si pedagoge baleti në Universitetin e Arteve, Sejdija i ka mundësuar vetes jo pak, por shumë javë pushime, të cilat edhe sipas diçiturave të fotografive nuk do t’i harrojë kurrë. Jashtë dhe brenda Shqipërisë, duket se më shumë sesa të kesh, për të më e rëndësishme është të dish e këtë çelës suksesi ajo e ruan mirë në organizimet e udhëtimeve që bën. Por ajo çfarë bën përshtypje më së shumti, teksa viziton profilin e koreografes në Facebook nuk janë vetëm drekat e jahtet luksoze, të cilat nuk i kanë munguar kurrë, por energjia dhe atmosfera pozitive që ajo krijon me të birin e bashkëshortin teksa eksplorojnë vende të panjohura. Hungari, Mali i Zi, Turqi, Kosovë, sigurisht edhe Shqipëria kanë qenë vetëm disa nga shtetet që ajo ka vizituar këtë verë… e vera për të nuk ka mbaruar akoma, sepse aktualisht gjendet ne Budva. Nga pikat turistike me të famshme ajo ka marrë kujtimet e një vere plot adrenalinë. Shumë prej këtyre kujtimeve Riselda i ka ndarë edhe me miqtë e saj në Facebook, poshtë të cilave sigurisht nuk mungojnë komplimentet për bukurinë dhe buzëqeshjet që rrezaton. Riselda Sejdija është personazh i njohur jo vetëm si profesoreshë në Universitetin e Arteve, (tashmë edhe me titull dr. Sejdija), por edhe për faktin se është bashkëshortja e biznesmenit të njohur, Hajdin Sejdija. Dashuria e tyre lindi para shumë vitesh dhe u kurorëzua në martesë prej më shumë se një dekade. Nga martesa e tyre gëzojnë edhe një djalë, i cili është shumë i lidhur me sportin e futbollit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?