”Teatri i Kukullave të Durrësit ka ardhur në Kashar”, Olta debat të fortë me Bledin: Kujdes kur flet…

Pas një Prime plot me dashuri, në shtëpinë më të fashme në vend është rikthyer situata e debateve. Që prej ditës së parë kur hyri në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 2”, Bledi dhe Olta e dinin që të dy që nuk do shkonin mirë bashkë.

Gjatë javës mes tyre ka patur ironi, diskutime e debate. Edhe dita e sotme ishte e tillë. Bledi i përmendi Oltës profesionin, duke thënë se ajo nuk është e aftë.

Ai shtoi se Oltës ia japin skenarin dy javë para, dy javë të tjera kohë ia japin për ta mësuar dhe dy javë për ta interpretuar. Olta reagoi me ton të ashpër dhe i tha Bledit që të mos e përmendë profesionin e saj.

SHKARKO APP