Televotimi me rezultatin më të ngushtë në Big Brother, ja kë do populli

1 muaj para finales së madhe të ”Big Brother Albania Vip 3”, aktori Julian Deda mësoi se kush është i preferuar i popullit, mes tij dhe Egla Cenos. Rezultatin e televotimit e ka mësuar vetëm Juli, sipas një avantazhi që kishte nga roli i tij prej lideri.

Pas shpalljes së rezultatit, Juli shprehu falënderimet e tij për publikun që e ka votuar, ndërsa këtë informacion ai nuk duhet ta ndajë me banorët e tjerë.

Moderatori Ledjon Liço tregoi se ky ishte rezultati më i ngushtë, me vetëm 16 vota diferencë. “Mbase është një televotim nga më të ngushtat në historinë e Big Brother mesa di unë deri më tani”,-tha moderatori Ledjon Liço.

Nuk dihet sesi do ta përdorë për lojën e tij aktori këtë informacion, edhe pse banorët aty brenda kanë nisur nga ngacmimet, por Deda u tha që ajo çfarë ndodhi në dhomën e rrëfimit është sekret.

SHKARKO APP