”Tërbohen djemtë”, ja çfarë bën vajza e re tek ”PërPuthen” (VIDEO)
Margaret Shllaku, është vajza më e re që iu bashkua “PërPuthen” në “E diell”. Bukuria e saj zgjoi dhe reagimin e djemve, të cilët për një moment u dukën se harruan dy vajzat e tjera të panelit, Antonetën dhe Edonën. Albano madje hoqi syzet. Provokimet në drejtim të saj vërshuan pa u akomoduar mirë, teksa Brikeno e pyet se kush janë djemtë që preferon më tepër, por edhe Albani kur i tha ”Shpresoj shumë që pas atij trupi të bukur të jetë një vajzë e zgjuar”. Të gjithë ata që menduan se “PërPuthen” është drejt përfundimit në momentin që Ina dhe Geri formuan një çift dhe u larguan, e kanë shumë gabim. Sepse rubrika ka hyrë në zonën e saj më të nxehtë…