Tërbohen fansat, Madonna anulon koncertin dy orë para ngjitjes në skenë
Madonna ka zemëruar fansat e saj pasi anuloi koncertin në Miami. Fansat u zhgënjyen pasi Mbretëresha e pop vendosi që të mos performonte në turneun Madame X vetëm dy orë para shfaqjes.
Daily Mail raporton se vendimi për anulimin e shfaqjes erdhi pasi ish-bashkëshorti i saj Guy Ritchie paraqiti një mocion në çështjen e divorcit duke kërkuar ‘zbatimin ose ekzekutimin e një gjykimi ose urdhri’ në Gjykatën Supreme të Manhattan.
Sipas mocionit ka një mosmarrëveshje mes çiftit se ku do i kalojnë Krishtlindjet disa prej 6 fëmijëve të Madonnës.
Divorci mes tyre u zgjidh në vitin 2008, por ende ekzistojnë mosmarrëveshjes mes tyre për çështjen e tërmetit.
Paraqitja e dokumenteve në gjykatë nga ish-burri duket se ka shqetësuar Madonnën e cila anuloi performancën e saj.
Tifozët e inatosur shkruan se ishin të zhgënjyer për anulimin e koncertit dhe kërkuan shpjegim nga këngëtarja.
Shumë ishin të zemëruar pasi Madonna anuloi performancën pa dhënë asnjë deklaratë, ndërsa të tjerët shpjeguan se kishin fluturuar me avion për ta parë atë të performonte.