Tërbohet Fjorentina e Big Brother… ‘Vjell vrer’ ndaj Xhenit dhe Olsit dhe lidhjes së tyre të mundshme
Të gjithë pjesë e Big Brother 9, u lidhen dhe u ndanë, miq e më pas u bënë të dashur.
Prej ditësh Olsi Klosi dhe Xheni Mhillaj po përfliten për një lidhje të mundshme dashurie. Ajo la Italinë dhe kohën po e kalon me ish-partnerin e Fjorentinës. Më të afër dhe të dashur se asnjëherë më parë.
Por Fjorentina me sa duket nuk e ka pritur aspak mirë dhe duket se pret me padurim lajme negative nga çifti.
“Do vijë dhe dita juaj pa merak dhe unë do të jem, duke fërkuar barkun nga të qeshurat”, shkruan Fjorentina menjëherë pasi në media qarkulluan lajmet se Olsi mund të jetë në një lidhje të mundshme dashurie me nëj tjetër banore të Big Brother.
Nga ana tjetër Olsi dhe Xheni kanë marrë komplimente pa fund nga fansat e tyre, të cilët mendojnë se të dy bëjnë bashkë një super çift. Dhe në fakt nuk e kanë keq, megjithëse ata mund të jenë ende vetëm miq.