Tërhiqet nga muzika Robbie Williams

Këngëtari i njohur Robbie Williams ka anuluar turneun muzikor për shkak të problemeve shëndetsore. 43-vjeçari iu është nënshtua një kujdesi intesiv. Williams, i cili publikoi albumin e tij Heavy Entertainment Show vitin e kaluar, anuloi tre koncerte në Rusi në shtator 2017. Në një video të postuar në YouTube ai ka shpjeguar se ka anuluar koncertet për shkak të një sëmundjeje. “Kam 5 javë që po marr kujdes mjekësor për shkak të një sëmundjeje. Fatkeqësisht sëmundja ime filloi në fund të turneut tim, një turne që po shkonte aq mirë. Pastaj mora rezultatet e analizave, ishin shumë shqetësuese”, shprehet ai. “Unë nuk jam tërhequr nga turneu im muzikor për shkak të shëndetit tim që nga viti 1998, kështu që ju e dini që nuk do e bëja diçka të tillë po të mos ishte serioze.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?