“The Beyhive” i japin një mësim të mirë “Becky with the good hair”
Pas lançimit të albumit më të ri të Beyonce dhe aludimeve që “Lemonade” fliste për jetën dhe marrëdhënien që Beyonce kishte me Jay Z , “The Beyhive” u bënë shumë aktivë. “Becky with the good hair/Becky me flokë të bukura” e cila sipas Beyonce është femra me të cilën Jay Z e kishte tradhëtuar atë, u vu në shënjestër nga fansat e zjarrtë të Beyonces.
Rachel Roy, “e akuzuara” si Becky, pas dyshimëve publikoi në instagram një foto ku thoshtë: “Flokë të bukura, nuk më intereson” dhe kaq mjaftonte të ndezte sulmet ndaj saj.
Dhe pse ajo mohoi të gjitha lidhjet me Jay Z, duket sikur fansat e Beyonce nuk janë bindur nga fjalët e saj, pasi të gjitha llogaritë e saj sociale janë hakuar.
Sipas TMZ-së, policia është shprehur se Roy i ka lajmëruar forcat e rendit pasi llogaritë e Gmail dhe iCloud-it të saj janë “hack”-uar, kurse numri i telefonit i është ndryshuar pa dijeninë e saj.
“The Beyhive” duket sikur i kanë dhënë një mësim shumë të mirë Rachel Roy-t, se nuk mund tja hedhësh lehtë po u ngatërrove me jetën e idhullit të tyre.