“The Sun” artikull për babain e Dua Lipës, renditet mes baballarëve më atraktivë të vipave

Babai i Duas, Dukagjin Lipa së fundmi ka marrë vëmendjen e prestigjiozes britanike “The Sun”. Në një artikull kushtuar baballarëve më tërheqës të personazheve të famshëm, The Sun ka renditur mes tyre dhe babain e këngëtares me origjinë shqiptare.

Kur bëhet fjalë për babanë e një personi të famshëm që fansat çmenden pas tij, askush nuk e ka imagjinuar atë si babain e Dua Lipës, Dukagjini, 51 vjeç, i cili vodhi për herë të parë vëmendjen në shfaqjen e BRIT AwardsNë fakt, pamja e tij fillimisht u vu re nga prezantuesi i Brits, Jack Whitehall, i cili me mirësi e theksoi për pjesën tjetër të botës”, thuhet në artikull.

Tabloidi britanik e cilëson babanë e Duas si një mashkull me tipare tërheqëse, për të cilin fansat shkruanin në rrjete sociale. Më tej, shton se 51-vjeçari rezulton të jetë një yll rocku shqiptar, pasi ka qenë pjesë e grupit të quajtur Oda, ndërsa tashmë drejton festivalin muzikor Sunny Hill.

Duke intervistuar Duan, 24 vjeçare, Jacku me shaka e quajti babanë e saj një “dhelpër argjendi” dhe tha: “Ai është babai më i lezetshëm. Shikoni Dukagjinin! A mund të kthejmë kamerat nga ky djalë?”, thuhet në artikull. /abcnews.al

SHKARKO APP