The Weekend bën ”kërdinë”, rrëmben 10 çmime në Billboard Music Awards

Mbrëmja gala e Billboard Music Awards mbajtur të dielën në Los Angelos prodhoi padyshim surpriza. “The Weekend” ishte fituesi më i madh i saj, duke rrëmbyer plot 10 çmime për albumin e tij të fundit ”After Hours”, edhe pse ishte nominuar për plot 16 çmime.

Artisti i ndjerë Pop Smoke, që u vra vitin e shkuar me armë zjarri, u nderua me çmimin “Artisti më i mirë i ri”, “Artisti më i mirë i muzikës rep dhe “Artisti më i mirë mashkull”.

Edhe grupi koreano-jugor BTS triumfoi me 3 çmime në Billboard Music Awards, mes të cilëve grupi që ka kryesuar shitjet dhe grupi më i dashur i rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Dynamite” u vlerësua si kënga më e shitur. Taylor Swift edhe një herë fitoi çmimin “Artistja më e mirë femër”, në një garë të fortë me Billie Eilish, Ariana Grande, Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?