The Weeknd, ja përse e injoron në maksimum Bieber
Që në fillim të lidhjes së tyre, Selena Gomez dhe këngëtari The Weeknd, nuk kanë gjetur dot qetësi. Ata janë sulmuar nga disa personazhe të famshme me në krye Bella Hadid dhe Justin Bieber. Sidomos këngëtari kanadez, bëri disa komente fyese kundrejt muzikës së The Weeknd, por sërish nga ana e tij mori vetem injorim. I dashuri i ri i Selena Gomez, nuk iu përgjigj Justin, dhe për këtë ka patur arsye të forta, e të mirëmenduara.
“Justin tha që muzika e The Wëknd, është e pavlerë, por këngët e tij flasin vetë” shprehet burimi.
“Ai nuk ka nevojë për aprovimin e Justin për asgjë. Ai nuk dëshiron që të jetë pjesë e një trekëdëshi dashurie. The Wëknd nuk do dramë dhe urrejtje nga ana e Justin. Ai e pëlqen me të vërtetë shumë Selenës, i është përkushtuar plotësisht asaj dhe mbi të gjitha e ka lënë pas edhe kujtimin e Bella. Selena po ashtu të Justin. The Weeknd nuk i pëlqeu dissi që i bëri Justin, por po e kalon këtë herë. Por nëse Justin do të vazhdojë në këtë mënyrë, The Wëknd thjesht do të largohet e ta lërë ate dhe Selenën të qetë.”
The Weeknd, në këtë rast po tregohet shpërfillës sepse e di që nëse do t`i përgjigjet komentit të Justin me një tjetër, do të nis një sherr i madh. Qëllimi këngëtarit është të mos nxis urrejtje.
Megjithatë asgjë e thenë më lart nuk ka për t`i pëlqyer Selenës, e cila mund të dështojë edhe në këtë lidhje, vetëm prej Justin Bieber, dashurisë së saj të parë.
/Oranews