“Thuaj 4 fjalë që nisin me KA”, Olsi do t’ju shkrijë me përgjigjet
I ftuar ditën e sotme në emisionin “Trokit” ishte humoristi Olsi Bylyku. Ai ka folur për projektet e ardhshme në televizionin Klan dhe “joshjen” që e bëri të lejë Top Chanelit.
Me modesti, ndër të tjera, gjatë intervistës, ai tha se nuk u shkruan kurrë vajzave në Instagram, pasi i duket vetja shumë i shëmtuar, por gjithmonë u kthen përgjigje fansave dhe fanseve.
Gjithashtu, djaloshi 20-vjeçar tregoi se nuk ka përfituar kurrë para nga Instagrami dhe shtoi se i duken budallallëqe këto gjëra.
Në lojë e sipër, i pyetur për të thënë 4 fjalë që fillojnë me “KA”, i riu u shpreh:
Kanatjere, kartopecete, karrike, karrocë”.
Interesante përgjigjet e tij, kur të gjithë prisnin tjetër gjë.
KOHA JONË SONDAZH

