Thumb On/ Debati në prapaskenat e Fest 58, përse u nxeh Renis Gjoka?

Fest 58 nuk kaloi pa u vënë re, siç edhe pritej. Në natën e parë gjysmë-finale në Pallatin e Kongreseve, përpos shumë ndodhive të tjera, ishte edhe një “xing” veshjesh mes Aldo Bardhit dhe Renis Gjokën, të cilët ishin veshur për të performuar pothuajse njëlloj.

Dy djemtë simpatik të muzikës kishin zgjedhur të performonin me një jelek të zi, e cila kjo gjë duket se ka acaruar Renis Gjokën për disa minuta në prapaskenën e festivalit ku kërkonte sqarim se përse askush nuk mbante përgjegjësi për kurimin e veshjeve të këngëtarëve, ka treguar Agjenti 00Thumb mbrëmjen e sotme në “Thumb On”, në RTV Ora.

Ekskluzive Thumb On/ Debati në prapaskenat e Fest 58, përse u nxeh Renis Gjoka?

SHKARKO APP