Thyen rregullat, Arian Çani fton për herë të parë të bijën në emision (VIDEO)

Mbrëmjen e së premtes, në emisionin e tij u duk sikur Arian Çani kishte ftuar trupën e rradhës për të promovuar një shfaqje teatrale, por shumë shpejt u zbulua se një nga aktoret, Joana Çani, ishte në të vërtetë e bija.

Joana foli gjithë emocion për rolin e saj në shfaqjen për fëmijë “Torta e ditëlindjes,” dhe hezitoi goxha kur Çani e pyeti në do ia thoshte publikut ç’e kanë ata njëri-tjetrin.

“Familje,” u përgjigj më në fund ajo me gjysmë zëri. “Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore,” vijoi Çani. “Kam një emocion të paparë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si ndër mbështetësit më të mëdhenj të teatrit në Shqipëri, natyrshëm është krenar që vajza po ngjitet në skenë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kush eshte Joana Cani, e ftuara speciale ne Zone e Lire

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?