”Thyhen barrierat”, Kosova shkon në Eurovision

Faqja zyrtare e Eurovision në gjuhën gjermane, ka pohuar se edicioni i vitit të ardhshëm mund të përmbajë numrin më të madh të shteteve që garojnë në festival.

Kosova dhe Kazakistani mund të jenë dy shtetet e tjera që do marrin pjesë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm.

Siç shkruan faqja zyrtare e festivalit europian të këngës, Eurovision.de, Kosova mund të marrë pjesë në garën e vitit të ardhshëm, nëse merr ftesë nga Portugalia, konkretisht nga Radio Televizioni i Portugalisë (RTP) që është organizator i festivalit.

Sipas rregullave të Unionit Evropian të Transmetuesve Publik (EBU), Kosova mund të marrë pjesë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm në Lisbonë, pasi Portugalia e ka njohur shtetin e Kosovës. Ndërkaq, Kazakistani ka vite që nuk merr pjesë në Eurovision, edhe pse është anëtare e EBU-së.

SHKARKO APP