Thyhet një tjetër kuti në Big Brother, ja banorja që shkon në nominim të përhershëm

Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e ”Big Brother Albania VIP 4”, kësaj radhe nga ana e Aldos. Përveç ftesës, brenda në kuti ishte edhe një zarf, në të cilin shkruhej se personi që theu kutinë, kishte të drejtën për të çuar në nominim të përhershëm një prej banorëve të shtëpisë. ”Nuk e mendoj dy herë, por do çoj në nominim të përhershëm Gertën”, tha Aldo pasi lexoi zarfin. Nga ky moment, Gerta do të jetë në nominim për sa kohë ajo do të jetë pjesë e shtëpisë.

“Nuk duroj dot më…”/ Aldo thyen kutinë e emergjencës - Big Brother Albania VIP 4

SHKARKO APP