Thyhet rregulli me velinat e “Fiks Fare” dhe “Stop” (FOTO)

Ditën e sotme në ekranet shqiptare ka nizur sezoni i ri televiziv. Po ashtu kanë nisur rrugëtimi për dy emisionet investigativ në Shqipëri “Fiks Fare” dhe “Stop”. E ndërsa moderatorët janë njëjtët, ajo që bie në sy është fakti që dy velinat nuk janë të ndara njëra brune dhe tjetra bjonde. Tek të dy emisionet vajzat tashmë janë të dyja brune, duke bërë kështu të thyhet rregulli i këtyre viteve, kur vajzat duhet të ishin patjetër të ndara.

Ashtu sic ishte lajmëruar edhe më parë, velinat e këtij sezoni nuk janë më vajzat e edicionit të kaluar por ky nuk është ndryshimi i vetëm. Këtë sezon nuk do të ketë më një bionde dhe një brune, por dy bukuroshe brune.

Devisi dhe Dori në “Fiks Fare” janë shfaqur përkrah dy bruneve sot në emision, ndryshe nga sa i kishim pritur. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Gentin dhe Saimirin në “Stop” të cilët kishin dy partnere të reja brune në krah mbrëmjen e sotme.

SHKARKO APP