“Ti je mami?”, Aurela Gaçe ndan bisedën emocionuese me vajzën e vogël

Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

Ajo poston jo vetëm foto dhe video që lidhen me jetën artistike, por edhe atë private.

Së fundmi, Aurela ka ndarë një bisedë me vajzën e saj të vogël, duke i bërë të gjithë të qeshin, edhe të emocionohen njëherazi.

Abigail, e cila është vetëm 3 vjeç, e ka pyetur nëse ajo është mami apo Aurela, pasi me sa duket është konfuze për mamin në shtëpi dhe mamin në televizor.

Ky moment ka bërë që Aurela të preket dhe ta publikojë në Instagram, duke marrë padyshim shumë komente.

/abcnews.al

SHKARKO APP