Tifozja shqiptare seksi bën këngëtarin italian të qajë si fëmijë – Kamera e fshehtë
E mbani mend tifozen seksin Irid Oxa që bëri bujë me pamjen e saj në ndeshjen e Shqipërisë përballë Zvicrës në Euro 2016.
Ajo është bërë sërish protagoniste, por kësaj radhe në emisionin Le Iene në Itali.
Tifozja seksi Irid Oxa ishte pjesë e një kurthi që i është bërë fituesit të “Amichi” të vitit 2013, Moreno Donadoni.
“Shakaja e kripur” është bërë nga “La Iene”, ndërsa Irid i thotë këngëtarit se është shtatzënë me të, pasi kishin kaluar natën bashkë pasi dolën për jetë nate.
27-vjeçari është shokuar nga pretendimi i tifozes seksi dhe ka reaguar ashpër gjatë telefonatës së saj. Historia bëhet edhe më dramatike kur shoku i tij i thotë se edhe ai pret një fëmijë nga Irid.
Në fund, kur këngëtari e merr vesh se e gjitha ishte një lojë, ai këshillon: “Bëni seks të mbrojtur”.
http://www.video.mediaset.it/video/iene/puntata/gazzarini-un-bimbo-per-moreno_650905.html