Tifozja super-seksi rrit temperaturat, Irid Oxa provokon me fotot e fundit

Është konsideruar një nga tifozet më seksi të kampionatit “Euro 2016” dhe Irid Oxa preferon ta mbajë këtë titull. Bukuroshja shqiptare vazhdon të ketë vëmendjen e qindra adhuruesve, veçanërisht kur bëhet fjalë për fotot në “Instagram”.
Modelja edhe këtë herë ka provokuar fansat me fotot e saj, në të cilat nuk ka nguruar të ekspozojë “asetet fizike”. Me forma të lakuara dhe në pozicion joshës, Irida ka nxjerrë në pah fundshpinën dhe ka arritur të nxehë jo pak temperaturat në këtë fillim vere.

E veshur me bikini, buzë një pishine dhe në plazh, ajo na ka kujtuar se vazhdon të jetë në formë të përkryer dhe seksi si gjithmonë. “Do të zhvishem e gjitha nudo. Në fund të fundit nuk ka mbetur shumë për të parë”, ka thënë më herët Iridi, një premtim që u bëri tifozëve shqiptarë pak kohë më parë.

Megjithatë, kombëtarja shqiptare humbi dhe Irida i zhgënjeu pritshmëritë e fansave të saj. Shqiptarja Irid Oxa është aktualisht në lidhje me futbollistin ganez të Torinos, Afriyie Acquah.
/g.sh/

 

SHKARKO APP