Tingujt e Heshtjes/Arilena befason me këndimin live të “Fall From Sky” (VIDEO)
Eurovision 2020 u anulua, si çdo aktivitet tjetër në të gjithë botën, për shkak të pandemisë së Covid-19. Por kjo nuk do të thotë se artistët nuk gjetën rrugën për të përcjellë këngët që do të merrin pjesë në Eurosong.
Arilena Ara, e cila ende nuk është konfirmuar nëse do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021, ka dhënë një mini-koncert në një shesh të zbrazët, përfshirë këngën me të cilën do të merrte pjesë këtë vit në Eurovizion, “Fall From Sky”. Arilena performoi koncertin e saj ”Sounds of Silence”(Tingujt e Heshtjes) në Sheshin Nënë Tereza. Videoja e koncertit u zhvillua premierë në kanalin YouTube të Arilenës.
Rrugët përreth sheshit janë ende bosh. Arilena thotë në koncert se “Nuk është e lehtë të performosh në një koncert në një shesh të zbrazët dhe të dëgjosh tingujt e heshtjes”.
Komentet janë të panumërta, ku vlerësohet zëri i veçantë, i fuqishëm dhe energjia e 21-vjeçares. Me mijëra fanca të Eurovisionit kërkojnë që Arilena të jetë pjesë vitin e ardhshëm dhe këngën ”Fall From Sky”, ata e duam edhe më shumë nga performaca e parë live e Arilenës.
R.SH