Tiri Gjoci konfirmon: Jam në një lidhje, dasma…

Tiri Gjoci është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës live në vend dhe është shquar gjithmonë jo vetëm për zërin e veçantë, por edhe për stilin unik. I ftuar në “Rreze Dielli” ai ka folur rreth jetës muzikore dhe pjesëmarrjet e ndryshme në festivale. Megjithatë, nuk kishte si të qëndronte jashtë vëmendjes edhe jeta personale e artistit, pasi Tiri Gjoci është një nga këngëtarët meshkuj më të pëlqyer edhe nga vajzat për pamjen e tij. Tiri nuk është beqar! Në “Rreze Dielli” këngëtari ka konfirmuar se është në një lidhje, pork a zbuluar edhe një tjetër detaj: Urren dasmat! “Vazhdoj do jem në një lidhje. Dasmë nuk do kemi. I urrej dasmat.” është shprehur këngëtari.

SHKARKO APP