“Titan” nuk prek finalen e Eurovisionit, Besa Kokëdhima dhuroi një performancë magjike, por…
Edhe pse me një performancë magjike, Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, nuk u kualifikua në finalen e madhe të Eurovision 2024.
Festivali më i rëndësishëm i muzikë europiane, në të cilin u votua nga të gjithë vendet pjesëmarrëse, përzgjodhi vetëm 10 konkurentë nga 16 performues të mbrëmjes.
Sipas sondazheve zyrtare të bëra në Eurovision, Shqipëria ka pasur një renditje goxha të mirë.
Duke marrë parasysh votat e publikut dhe të gazetarëve, “Titan” u rendit në vendin e 10-të. Por kjo nuk u reflektua në votimin e mbrëmjes.