Tjetër divorc në Hollivud, ndahet çifti i famshëm pas 17 vjet martese

Një nga çiftet më të dashur të Hollivudit kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre pas 17 vitesh martesë.

Bëhet fjalë për Ben Stiller dhe Christine Taylor, të cilët njiheshin si një nga çiftet më lidhjen më të konsoliduar dhe më të fortë në shoë bizz-in botëror.

Ndarjen e tyre e njoftuan vetë aktorët përmes një deklarate publike shkruan Daily Mail.

“Me dashuri dhe respekt shumë të madh për njëri-¬tjetrin dhe 18 vitet bashkë si çift, kemi marrë vendimin për t’u ndarë.”, u shprehën ata në deklaratën për “ET”.

“Prioriteti ynë mbeten fëmijët, për t’i rritur me përkushtim dhe për të qenë shokët më të ngushtë të tyre. Me mirësjellje, i kërkojmë medias të respektojë privatësinë tonë në këtë periudhë.”
Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë e tyre në vitin 2000, ka edhe dy fëmmijëve, një vajzë 15 vjeç dhe një djalë 12 vjeç.

SHKARKO APP