Tom Ford refuzon të veshë Melania-n Trump: Ajo nuk i pëlqen veshjet e tij
Donald Trump nuk lë ‘’askënd pa një përgjigje’’. Pasi stilisti i njohur Tom Ford ka deklaruar se nuk do të veshë Zonjën e Parë, ka ardhur edhe përgjigjia e bashkëshortit të saj Donald Trump.
Në një intervistë për Fox and Friend, ai është shprehur se Melani nuk i ka kërkuar kurrë Tom Fort ta veshë.
“Ajo kurrë nuk i ka kërkuar Tom Ford që ta veshë. Ajo nuk i pëlqen krijimet e tij, nuk e pëlqen aspak Tom Ford”,-është përgjigjur Trump.
Kujtojmë që Ford ka mohuar të bashkëpunojë me Melania Trump, pasi sipas tij një Zonjë e Parë duhet ë mbajë veshje që nuk kushtojnë shumë, pasi ajo përfaqëson një popull.
“Veshjet e mia kushtojnë shumë, një amerikan i thjeshtë nuk mund të vishet me Tom Ford, pasi nuk e përballon dot çmimin e lartë që kanë veshjet e mia. Gjithashtu unë i bëj krijimet e mia në Itali, ndërsa një zonjë e parë duhet të vishet me rroba që prodhohen në vendin e saj. Pra Melanie duhet të mbajë veshje që janë ‘Made in America’”,-është shprehur Ford.