Tom Hanks bëhet edhe grek, pasi u martua me aktoren nga Sotira e Dropullit

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos i dha dje  titullin “Shtetas nderi” aktorit të njohur amerikan Tom Hanks. Tom Hanks është i martuar me Rita Wilson-in, aktore, këngëtare dhe producente me origjinë greke. Ajo është producente e filmit të njohur “Martesa greke”, një komedi që vë në skenë një familje emigrantësh grekë, që jetojnë në periferi të Çikagos dhe që janë tepër të lidhur me origjinën e zakonet e tyre.

Në biografinë zyrtare, Rita Willson për origjinën e saj shkruan se është greke nga fshati Sotirë i Dropullit të Sipërm në Shqipëri.  Ajo ka lindur në Kaliforni, SHBA dhe emri i saj i vërtetë është Margarita Ibrahimoff. Nëna e saj quhet Dorothea dhe u martua me Hassan Halilov Ibrahimoff nga Bullgria. Pas martesës Ibrahimoff ndryshoi emrin në Allan Wilson dhe besimin duke u konvertuar në ortodoks

Tom Hanks, 63-vjeç, është një nga aktorët më të paguar të Hollivudit, i nderuar dy herë me çmimin Oscar, si aktori më i mirë në filmat “Philadelphia” dhe “Forrest Gump”. Në vitin 2016, Tom Hanks u bë Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit nga presidenti francez François Hollande, kurse presidenti amerikan, Barack Obama, i dha Medaljen presidenciale të Lirisë.

 

SHKARKO APP